You are currently viewing Përse një biznesi i duhet Digital Marketing?

Përse një biznesi i duhet Digital Marketing?

 

  • Sepse biznesi duhet të jetë aty ku konsumatori është. Sot, çdokush, shumicën e kohës, është përpara një telefoni, tableti apo kompjuteri. Madje sot edhe kur shihet TV, shpesh shikuesit janë njëkohësisht me telefon ose tabletë në dorë.

 

 

 

  • Sepse konsumatorët duhet të kujtohen për markën. Sot konsumatorët, kanë shumë mundësi zgjedhjeje për një produkt dhe duhet tu rikujtohet në mënyrë konstante për ekzistencën e markës. Mënyra më e mirë për ti arritur, është aty ku ata shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës, pra online.

 

 

 

  • Sepse nëpërmjet mediave sociale dhe kanaleve të tjera të marketimit online mund të krijosh një marrëdhënie me konsumatorin. Nëpërmjet tyre, është i mundur një komunikim “one to one” me konsumatorin aktual dhe potencial; ato janë një hapësirë ku biznesi dhe konsumatori ndërlidhen dhe njihen me njëri-tjetrin si në asnjë vend tjetër.

 

 

 

  • Sepse mund të segmentosh më mirë dhe më saktë se me çdo mjet tjetër. Nëpërmjet kombinimit të disa variablave si të dhënat demografike (mosha, gjinia), gjeografike, punësimit, sjelljes apo interesave të shprehur, është e mundur ti drejtohet mesazhi i duhur grupit të synuar.

 

 

 

  • Sepse rezultatet janë të matshme. Një nga avantazhet e marketimit online, është që çdo aksion gjurmohet; mbajtja dhe analizimi i të dhënave të detajuara, është jo vetëm një burim informacioni i vlefshëm, por një mundësi e jashtëzakonshme për të optimizuar dhe përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha komunikimet marketing.