Shikoni disa nga bashkëpunimet tona

Përshtypjet e klientëve

digital head marketing express

Marketing Express

Për të gjithë menaxherët e marketingut apo përfaqësuesit e biznesit, ky është shërbimi që nuk ju lë asnjëherë në baltë. Ju duhet një broshurë shumë shpejt? Ju doli një takim i papritur dhe materialet e prezantimit nuk janë gati? Panairi ju kërkon një video promovuese në momentin e fundit? Doni të lançoni sa më shpejt një produkt të ri? Ekipi i Digital Head është në dispozicion për të përmbushur kërkesat në kohë rekord.

digital head marketing nga 0

Marketing nga 0

Jeni duke hapur një biznes të ri ose nuk e keni marketuar asnjëherë biznesin tuaj. Digital Head ju ndihmon të ngrini markën tuaj duke nisur nga logoja, full branding, ndërtimi i website, aktivizimi i rrjeteve sociale etj në një pakete ekskluzive

digital head marketing me celsa ne dore

Marketing me çelsa në dorë

I gjithë departamenti i marketingut në funksion të biznesit. Nga strategjia e marketingut, plan-buxheti, media planet deri tek zbatimi e analizimi – i gjithë menaxhimi i marketingut nga një skuadër e vetme. Tv,Radio, Billboard, Citylight, LED Screen, Evente, Social Media, Email Marketing, Online Advertising etj nuk ju duhet të shqetësoheni më për komunikimin e integruar marketing

Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
0 +
banera të punuar për rrjetet sociale
0 +
video grafike
0 +
fushata reklamimi online

Dëshiron të kesh një ide të qartë se si mund të jete marketingu i biznesit tënd?

Pyetje
të shpeshta

Marketingu dixhital përfshin marketing për njerëzit që përdorin pajisje elektronike të lidhura me Internet, të tilla si kompjuterë, smartphone dhe tablet. Marketingu dixhital përqëndrohet në kanale të tilla si motorët e kërkimit, media sociale, email, faqet e internetit dhe aplikacionet për t’u lidhur me konsumatorët potencial dhe klientët.

Sigurisht që po. Sot kompanitë në shumë industri, e shikojnë me skepticizëm përqasjen e marketingut dixhital, por duke shmangur marketingun dixhital, i mohon biznesit tënd qasjen në median online aty ku shumica e konsumatorëve janë prezent pothuajse në të gjitha orët e ditës.

Content Marketing (Marketingu i përmbajtjes) është krijimi dhe shpërndarja e posteve edukative dhe / ose argëtuese me qëllim rritjen e “vetëdijes” së markës, trafikut dhe shitjeve. Content Marketing është përgjithësisht falas dhe nuk ka si qëllim parësor shitjen si një rreklamë, por promovimin e markës.

Optimizimi i motorëve të kërkimit (SEO) është proçesi i përdorimit të taktikave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në paraqitjen e përmbajtjes nga një motor kërkimi. Nëse bëhet në mënyrën e duhur, ky proçes rrit sasinë dhe cilësinë e trafikut në webin tuaj.

Ndoshta mund t’ju kujtohet “Advertorials” që është përmbajtja e stilit editorial paguar nga një rreklamues. Përmbajtja e sposorizuar është proçesi i modernizuar i “Advertorials”. Është një përmbajtje e publikuar në emër të një sponsori. Ka tendencën të ndjekë mendësinë vendase. Dhe kreativiteti i përmbajtjesmund të krijohet nga marka ose publikuesi. Shumë publikues kanë krijuar divizione të dedikuara për shkrimin dhe dizejnimin e përmbajtjes së sponsorizuar si artikuj, video dhe mikrofaqe.

Marketingu i bazuar në të dhëna i referohet strategjive dhe proçeseve të cilat në bazë të të dhënave krijojnë një ide më të gjerë mbi preferencat e klientit. Kur ti kupton përgjigjet kryesore të: Kush, Çfarë, Kur, Ku dhe Pse të klientëve në lidhje me marketingun e bërë, ju jeni në gjendje të ndërmerrni hapa dhe vendime të bazuara në eksperiencën e klientëve. 

Shanset janë që audienca jote të jetë aktive në një ose më shumë nga rrjetet sociale, aty ku biliona njerëz kalojnë kohë çdo ditë. Markat që kuptojnë fuqinë e marketingut të medias sociale dhe shpenzojnë në marketingun dixhital, arrijnë një njohjë më të gjerë të markës, më shumë trafik, ndërveprime me konsumatorët, shitje dhe krijojnë një marrëdhenie besimi me konsumatorin.